![Haradinaj: Me implementimin e plotë të Ligjit për Kryeqytetin, do t’i japim Prishtinës fuqinë që i takon](/uploads/zeri.info/images/2025/February/04/auto_475981146_1178780756946604_8091335131991023444_n1738691764.jpg)
Haradinaj: Me implementimin e plotë të Ligjit për Kryeqytetin, do t’i japim Prishtinës fuqinë që i takon
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Prishtina fiton nëse voton partinë e tij.
Ai u shpreh se me implementimin e plotë Ligjit për Kryeqytetin, Prishtina do të fuqizohet edhe më shumë, raporton Zeri.info.
Në programin e tij, ai tha se unaza e jashtme do të përfundojë dhe do të lehtësohet qarkullimi në kryeqytet.
“Stadiumi i ri dhe Salla Koncertale do ta bëjnë Prishtinën qendër të sportit dhe kulturës në rajon.
Programi ynë qeverisës garanton rritje ekonomike deri në 7%, me paga mesatare mbi 1000€ dhe pensione jo më pak se 500€.
Do të ulim çmimin e energjisë për 20% duke rritur prodhimin vendor në 1500 MË.
Pakoja prej 1 Miliard € për bizneset prodhuese-eksportuese do të hapë vende të reja pune.
Çdo student do të ketë bursë, pavarësisht universitetit.
Të rinjtë që nisin biznes do të marrin grante pa kthim, ndërsa punëkërkuesit do të kenë mbështetje financiare deri në punësim.
Anëtarësimi i drejtpërdrejtë në NATO dhe aleanca e përhershme me Amerikën janë çelësi i zhvillimit të vendit tonë. Vetëm kështu sigurojmë stabilitet afatgjatë dhe tërheqje të investimeve të huaja”, shkroi ai ndër tjera në Facebook. /Zëri