
Mustafa: Tubimi përmbyllës të shtunën do të jetë në sheshin “Skënderbeu”
Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka thënë tubimi përmbyllës do të jetë shtunën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Në një konferencë për media pas mbledhjes së kryetarit Lumir Abdixhiku me kryetarë të degëve, Mustafa u shpreh se ky tubim do të jetë reflektim i fitorës.
“Sapo kemi përfunduar takimin e kryetarit Abdixhiku me të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së dhe ju njoftojmë se tubimi përmbyllës do të jetë këtë shtunë në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, në ora 18:00. Pra do të jetë tubimi më i madh ndonjëherë në Kosovë dhe tubimi masiv do të reflektojë frymën për ndryshim. Ftojmë të gjithë si patizantlt e LDK-së dhe qytetarët në festën e LDK-së për të filluar fitorën tonë”, u shpreh ai.