
Hamza rithekson: Pensionet e pagat do të rriten
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka ritheksuar se në rast se merr drejtimin e Qeverisë, pensionet do të rriten për 70 për qind, pagat për 50 për qind dhe do të ofrojë grante deri në 30 për qind të vlerës së investimit për bizneset.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të votojnë për Kosovën që mundet më mirë, sepse, siç thotë ai, e ka ekipin dhe programin më të mirë, njofton Klankosova.tv.
“Më 9 shkurt votoni për Kosovën që mundet ma mirë, sepse e kemi ekipin dhe programin më të mirë. Pensionet bazike do të rriten për 70%, pagat për 50% dhe do të ofrojmë grante deri në 30% të vlerës së investimit për bizneset. Tatimet do t’i ulim dhe do të sigurojmë që bizneset të ofrojnë kushte më të mira të punës edhe për punëtorët”, shkroi Hamza në Facebook.