Fushata zgjedhore, aktivitetet e partive politike për të hënën
Foto: Laura Hasani

Fushata zgjedhore, aktivitetet e partive politike për të hënën

Zgjedhjet 2025 February 03, 2025 - 08:09

Teksa po u afrohemi zgjedhjeve të 9 shkurtit, partitë politike po vazhdojnë me oraret e ngjeshura përgjatë fushatës zgjedhore.

Sot kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ditën e nis me tubim elektoral në Lipjan, duke vazhduar me takime me banorët e tre fshatrave të Shtimes, në Vojnoc, Muzeqinë dhe Rashnicë.

Abdixhiku do të takohet edhe me banorët e Komogllavës së Ferizajt.

Ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje sot do të mbajë tubim zgjedhor në Gjilan.

Sakaq koalicioni për Kosovën Fituese mban tubime në Drenas e Prizren.

AAK-ja me partnerët e koalicionit do të mbajë edhe tubimet të tjera në fshatra, lagje qytetesh e bashkësi lokale.