LDK-ja kërkon angazhim maksimal më 9 shkurt: Sigurohuni që secili të votojë
Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka ftuar përkrahësit e LDK-së që të angazhohen aktivisht në ditët e fundit të fushatës, duke u kërkuar atyre të bindin të paktën një person tjetër për të votuar për LDK, në ditën e zgjedhjeve.
“Detyra juaj është që të bindni edhe një person tjetër që këtë të diele ta votojë për LDK-në. Ne kemi nevojë që ju të punoni me gjithë fuqinë tuaj këtë javë”, tha Mustafa.
Gjatë konferencës për media, Mustafa theksoi se LDK-ja është alternativa e vetme për një të ardhme më të ndritur për Kosovën.
“Flisni me të gjithë që njihni, të rrethit tuaj të ngushtë e të gjerë dhe shpjegoni atyre pse LDK është alternativa e vetme për një të ardhme më të ndritur për Kosovën. Dhe këtë të diele, me 9 shkurt, ju duhet të siguroheni që gjithsecili të dalin dhe të votojnë për LDK-në. Nëse secili prej jush, mbështetësit tanë, sillni edhe një shok apo familjar më shumë për ta votuar LDK-në, ne do t’i fitojmë këto zgjedhje”, tha Mustafa.