![Të shtunën nis punën Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, udhëhiqet nga Nathalie Loiseau](/uploads/zeri.info/images/2025/January/16/auto_Vezhguesit_e_BE-se-Votimi-Zgjedhjet_lokale-2017-22_tetor_2017a-Laura_Hasani_copy1737026267.jpg)
Të shtunën nis punën Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, udhëhiqet nga Nathalie Loiseau
Zgjedhjet 2025
January 16, 2025 - 10:25
Pasnesër fillon punën Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve 2025 në Kosovë, njoftoi Zyra e këtij misioni.
Mandati dhe objektivat e Misionit Vëzhgues të BE-së do të prezantohen të shtunën, në Prishtinë, në një konferencë për shtyp nga shefja e Misionit të BE-së për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, Nathalie Loiseau.
Shpërndarja e vëzhguesve në terren do të fillojë të dielën, theksohet në njoftimin zyrtar.