Krahasimi i Kurtit me Hitlerin, LDK-ja gjobitet me 20 mijë euro
Lidhja Demokratike e Kosovës [LDK] është gjobitur nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa [PZAP].
Gjoba prej 20 mijë eurove për LDK-në ka ardhur pas krahasimit që kandidatja për deputete e kësaj partie, Xheneta Syka, i ka bërë kryeministrit Albin Kurti me liderin famëkeq Adolf Hilter, shkruan Zeri.info.
Sipas arsyetimit të PZAP-it, kandidatja Xheneta Syka ka cenuar rëndë Nenin 34, pikën 1.11 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme të Kosovës, i cili shprehimisht thotë “përdorimi i gjuhës në formën e shkruar ose gojore, që nxit ose provokon, ose që mund të nxisë ose provokojë një person tjetër për të kryer një akt të dhunës kundër personave tjerë ose përdorur fotografi, simbole ose çfarëdo lloj materiali tjetër që ka ose mund të ketë ndikim të tillë. /Zëri