Bedri Hamza luan shah me një pensionist: 70% do të rriten pensionet bazike
Zgjedhjet 2025
January 15, 2025 - 12:39
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka luajtur sot shah me një pensionist.
Hamza ka premtuar se në qeverisjen e tij asnjë pension nuk do të jetë nën 200 euro. Ai ka thënë se pensionin bazik do ta rrisë për 70% dhe pensionet kontributdhënëse do të rriten dhe përshkallëzohen sipas viteve të punës.
“Një lojë e mrekullueshme shahu me pensionistin Sylejman Hajdini. Në qeverisjen time asnjë pension nuk do të jetë nën 200 euro. Pensionin bazik do ta rris për 70% dhe pensionet kontributdhënëse do të rriten dhe përshkallëzohen sipas viteve të punës.
Respekti dhe vlerësimi i shtetit për të moshuarit që i kanë përcjellë vlerat më të mira te gjeneratat e reja është obligim dhe do të jetë i garantuar.
MaMirë #PDK131”, shkroi Hamza.