AKR-ja kërkon rinumërim total të votave
Anëtari i AKR-së, Islam Pacolli, ka reaguar sot për rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Ai ka kërkuar rinumërim total të votave.
“Deputetët kanë nevojë për legjitimitet qytetarë. Nuk mund të përfaqësohet qytetari nga deputeti manipulues e i pandershëm, përderisa kandidatët meritorë ngelin jashtë Kuvendit- si pasojë e manipulatorëve.Procesi ka nevojë për legjitimitet. Vetëm rinumërimi i tërësishëm mund të garantojë pacenushmërinë e vullnetit qytetarë. Prandaj, KQZ duhet të lejojë rinumërimin. Kjo nuk ka alternativë”, tha ai përmes një postimi në Facebook.
Sipas tij, PZAP-i ka ven në dritë se procesi zgjedhor është përcjellur me probleme, transmeton Zeri.info.
“Shpallja e rezultateve përfundimtare, respektivisht procesi i ankimimit nxorri në dritë manipulime të theksuara, kryesisht brenda llojit. Rinumri i vetëm disa pakove nga ankesat individuale të kandidatëve për deputetë nga QNR sipas vendimeve të PZAP vuri ne dritë se procesi zgjedhor megjithatë si tërësi është i përcjellur me probleme të theksuara. Pra, qartësisht ka deformim të vullnetit qytetarë dhe jo të gjithë ata që në fakt janë në prag të certifikimit si deputet kanë legjitimitet popullorë të fituar. /Zëri