![Rinumërimi i votave me kusht dhe me postë, s’ka ndryshim te AAK-ja](/uploads/zeri.info/images/2021/March/08/auto_506230-haem3V2UCI1615225295.jpg)
Rinumërimi i votave me kusht dhe me postë, s’ka ndryshim te AAK-ja
Zgjedhjet 2021
March 08, 2021 - 18:40
Pas fillimit të rinumërimit të votave me kusht dhe atyre me postë për kandidatët e subjektit politik AAK, nuk është vërejtur ndonjë ndryshim i rezultatit nga ai paraprak.
Përveç kutisë CB102 dhe në dy kuti të tjera nuk ka pasur dallime.
Procesi i verifikimit të kutive ku ka marrë pjesë i apostrofuari në media ende s’ka filluar, tash pritet edhe pak të fillojnë numërimi i tyre.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, ky proces pritet të përfundojë brenda disa orëve./eo