10 kandidatët më të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit
Tre kandidatë për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje janë duke e kryesuar listën e më të votuarve në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Vjosa Osmani zyrtarisht është shpallur si kandidatja që ka marrë më së shumti vota në histori të zgjedhjeve në Kosovë.
Ajo mori gjithsej 300 mijë e 788 vota, e pasuar nga Glauk Konjufca me 200 mijë e 641 vota dhe Arben Vitia me 107 mijë e 813 vota.
Pas tyre është renditur kandidati për kryeministër nga PDK’ja, Enver Hoxhaj me 100 mijë e 518 vota.
E katërta me më së shumti vota është Donika Gërvalla me 71 mijë e 720 vota, teksa pesëshen e përmbyll kandidati për kryeministër nga LDK’ja, Avdullah Hoti.
Ai në zgjedhjet e 14 shkurtit mori 69 mijë e 640 vota.
Lista me 10 kandidatët më të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit:
1 VJOSA OSMANI: 300.788
2 GLAUK KONJUFCA: 200.641
3 ARBEN VITIA: 107.813
4 ENVER HOXHAJ: 100.518
5 DONIKA GËRVALLA-SCHËARZ: 71.720
6 AVDULLAH HOTI: 69.640
7 VASFIJE BLAIR: 60.885
8 MIMOZA KUSARI LILA: 53.563
9 AVNI DEHARI: 51.116
10 ARMEND MUJA: 44. 073./express