Vetëvendosja falendëron mërgimtarët që e votuan me mbi 78%

Vetëvendosja falendëron mërgimtarët që e votuan me mbi 78%

Zgjedhjet 2021 March 03, 2021 - 21:54

Pas numërimit të votave me postë nga jashtë Kosove, Levizja Vetëvendosje ka fituar mbi 78% të votave.

Pas këtij rezultati, Vetëvendosja ka falenderuar mërgimtarët të cilët votuan, por edhe ata që nuk arritën të votojnë për arsye të ndryshme.

Vetëvendosja në falenderimin e tyre, i ka premtuar mërgatës se qeveria e re do të kujdeset që ata të mos kenë më pengesa në ushtrimin e të drejtës së tyre për të votuar./Zëri

Shkrimi i plotë:

78.51% të votave nga mërgata janë për Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Në mënyrë plebishitare bashkatdhetarët tanë, me besim e përkushtim, në referendumin e 14 shkurtit janë deklaruar se janë për ndryshime në vend.

Falemnderime të përzemërta për mërgatën, për të gjithë ata që aplikuan por nuk mbërritën të regjistrohen, ata që pavarësisht afatit të shkurtër dërguan fletvotimet, ata që pavarësisht vështirësive na votuan dhe na dhanë mbështetje.

Qeveria e re, e drejtuar nga kryeministri në ardhje Albin Kurti, do të kujdeset që ata të mos kenë më pengesa në ushtrimin e të drejtës së tyre për të votuar. Krejt dhe Drejt, sepse siç e pamë bashkë mund t’i jetësojmë aspiratat tona për një Kosovë më mirë, më të drejtë, e të zhvilluar çfarë e dëshirojmë si qytetarë të kësaj Republike.

Urime!