Lista e plotë e deputetëve të mundshëm të LVV-së në Kuvend

Lista e plotë e deputetëve të mundshëm të LVV-së në Kuvend

Zgjedhjet 2021 February 25, 2021 - 11:29

Nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 deri më tani, sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë, me 47,85%, ose 378.550 vota.

Sipas këtyre rezultateve, LVV pritet t’i ketë 56 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

“Telegrafi” ka siguruar listën e 56 deputetëve të mundshëm të LVV-së në legjislaturën e tetë të Kuvendit, pas numërimit të mbi 90% të votave, pa përfshirë votat me kusht dhe ato të diasporës.

Në këtë listë bëjnë pjesë edhe disa nga kandidatët për deputetë nga lista “Guxo” e Vjosa Osmanit.

Kjo listë mund të pësojë ndryshime pas numërimit të votave me kusht edhe atyre të diasporës.

Më poshtë keni emrat e deputetëve të mundshëm të LVV-së, të radhitur në mënyrë alfabetike. /Telegrafi

Image

Image