Kurteshi: Kemi informata se në postat e Kosovës ka pako me vota nga diaspora, KQZ-ja duhet t’i marrë

Kurteshi: Kemi informata se në postat e Kosovës ka pako me vota nga diaspora, KQZ-ja duhet t’i marrë

Zgjedhjet 2021 February 22, 2021 - 13:59

Anëtari i LVV-së, Sami Kurteshi, ka kritikuar sot KQZ-në se nuk ka marrë votat që kanë ardhur nga diaspora, të cilat po presin në postat e Kosovës.

Kurteshi ka shprehur shqetësimin e tij se KQZ-ja nuk i ka pranuar akoma këto vota, të cilat, siç ka thënë ai, janë pronë e saj.

“Nëse ka pako që ka ardhur në emër të KQZ-së në postat e Kosovës, KQZ-ja duhet t’i marrë. A numërohen a jo, ajo është çështje tjetër. Nuk është posta pronare, por KQZ-ja është pronare e atyre pakove”, ka thënë Kurteshi në mbledhjen e KQZ-së, duke shprehur edhe shqetësimin që në këto zarfe që po qëndrojnë në posta ka të dhëna personale të personave që kanë votuar me postë. /Zëri