Hoti: Çdo i ri që përfundon studimet, do të përkrahet me një vit punë praktike në institucione publike dhe private

Hoti: Çdo i ri që përfundon studimet, do të përkrahet me një vit punë praktike në institucione publike dhe private

Zgjedhjet 2021 January 22, 2021 - 23:23

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se vetëm programi dhe lista e LDK-së është zgjidhjet për të rinjtë.

Përmes një postimi në "Facebook", Hoti thotë se çdo i ri cili përfundon studimet do të përkrahet me një vit punë praktike në institucionet publike dhe private.

"Mesazhi nga Prishtina ishte i qartë, vetëm programi dhe lista e Lidhjes Demokratike të Kosovës është zgjidhje për të rinjtë. Çdo i ri që përfundon studimet, do të përkrahet me një vit punë praktike në institucione publike dhe private, do të përkrahen përmes fondeve të ministrive, do t’u lehtësohet qasje në kredi dhe do të përkrahen në hapjen e bizneseve", ka shkruar ai./Zëri