PDK-ja thotë se drejtori i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike në KQZ po i ndryshon fjalët
Partia Demokrtike e Kosovës ka shpërndarë në "Facebook" një pjesë nga mbledhja e sotme e KQZ-së.
Në atë video shihet përfaqësuesi i kësaj partie, Arianit Elshani duke ia treguar një shkresë drejtorit të Zyrës për Regjistgrimin e Partive Politike, Yll Buleshkaj, në të cilën, sipas Elshanit, ky i fundit kishte kërkuar nga PDK-ja të ndërrojë një kandidat për shkak të dënimit.
"Z.Buleshkaj si u bë që brenda 24 orëve e ke ndryshuar interpretimin rreth çertifikimit të listave? Ja ku është shkresa që e ke drejtuar tek PDK! Ti personalisht ke kërkuar që ne të ndërrojmë një kandidat për shkak të denimit të tij", ka thënë Elshani.
Buleshkaj, në mbledhjen e sotme, kishte thënë që s'mundet të kërkojë largimin e disa landidatëve "pa qenë i sigurt juridikisht".
“Të gjitha subjeket i kanë plotësuar kushtet për certifikim. Pra, kemi rekomanduar certifikimin e tyre ashtu siç kanë aplikuar. I plotësojnë të gjitha kushtet nga neni 29. Qasja jonë është e gjithëpërfshirjes sepse s'kemi kapacitet që t’i vlerësojmë saktë. Si Zyre kurdo që hamendësohemi për një çështje, sidomos për një të drjetë bazike të kandidimit, më shumë jemi për gjithëpërfshirje, para largimit. Për Zyrën të gjithë i kanë plotësuar kushtet dhe rekomandimi është i qartë”.
“Zyra e ka një kompetencë të caktuar. Unë kam dhënë rekomandim për zëvendësim që ndonjëra parti e ka bërë, ndonjëra s’e ka bërë. S’mund të them që të largohen disa kandidatë pa qenë i sigurt juridikisht”, tha ai./Zëri