Pacolli tregon nëse kishte ofertë nga Albin Kurti për zgjedhjet e 14 shkurtit

Pacolli tregon nëse kishte ofertë nga Albin Kurti për zgjedhjet e 14 shkurtit

Zgjedhjet 2021 January 22, 2021 - 22:11

I pari i AKR-së Behgjet Pacolli thotë se nuk ka marrë ofertë nga VV për bashkëpunim para zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Në këto zgjedhje jo”, tha Pacolli.

Pacolli i cili është kandidat për deputet në listën e LDK-së ka folur për raportet mes AKR-së dhe VV-së në të kaluarën.

“Në zgjedhjet e parafundit intensivisht kemi punuar mbi gjashtë muaj në harmonizimin e programit dhe nuk patëm fat për shkak të divergjencave nuk kemi shkuar më tutje”, tha Pacolli për RTV21.

“Nuk kemi pasur ofertë prej VV-së por situata është keqësuar jashtëzakonisht prej fajit të tyre. Ata konsiderojnë se unë e kam votuar qeverinë Hoti”, sqaroi  Pacolli.