Sondazhi i PIPOS: LVV 44.2 përqind, PDK 20.40 përqind, LDK 17.35 përqind
Zgjedhjet 2021
January 22, 2021 - 21:30
Instituti PIPOS ka përgatitur sondazhin e radhës sa i përket renditjes së partive para zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Këto të dhëna nga hulumtimi ku kanë marrë pjesë një mijë e 50 respondentë janë prezantuar ekskluzivisht në Rubikon të Klan Kosovës.
Sipas të gjeturave Lëvizja Vetëvendosje aktualisht prinë me 44.2 përqind, e dyta është PDK me 20.40 përqind dhe LDK e treta me 17.35 përqind.