KQZ-ja nuk i certifikon as listat zgjedhore të AAK-së dhe Nismës

KQZ-ja nuk i certifikon as listat zgjedhore të AAK-së dhe Nismës

Zgjedhjet 2021 January 22, 2021 - 21:01

Komisioni Qendor i Zgjedhje në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar veç e veç listat e kandidatëve të subjekteve politike.

Anëtarët e KQZ-së, përveç LVV-së, nuk e kanë certifikuar as Nismën e as AAK-në.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është certifikuar me 11 vota për si subjekt politik, ndërsa me 6 vota nuk është certifikuar lista e saj. Kjo pasi AAK nuk ka zëvendësuar kandidatët për deputetë që kanë probleme me ligjin.

Ndërkaq, si rezultat i moszëvendësimit të kandidatëve për deputetë që kanë pasur probleme me ligjin në tri vitet e fundit, edhe subjekti politik Nisma Socialdemokrate nuk është certifikuar për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Tashmë këto subjekte që janë me lista të pa certifikuara kanë 24 orë kohë për të ankimuar vendimin e KQZ në PZAP.