KQZ-ja nuk certifikon kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje
Zgjedhjet 2021
January 22, 2021 - 20:50
Komisioni Qendror i Zgjedhje nuk e ka certifikuar listën me kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Anëtarët e KQZ-së kanë votuar me pesë vota për që kjo listë të mos certifikohet, njofton Klan Kosova.
Kjo listë nuk është certifikuar për arsye se pesë kandidatë brenda saj kanë problem me ligjin, dhe që lista nuk është ndryshuar as pas kërkesës drejt këtij subjekti politik.
Tashmë këto subjekte që janë me lista të pa certifikuara kanë 24 orë kohë për të ankimuar vendimin e KQZ në PZAP.