Haradinaj në Kaçanik: Kosova ose pjesë e NATO-s ose e bashkuar me Shqipërinë

Haradinaj në Kaçanik: Kosova ose pjesë e NATO-s ose e bashkuar me Shqipërinë

Zgjedhjet 2021 January 22, 2021 - 19:58

Kreu i AAK-së, njëherësh kandidati për president të vendit, Ramush Haradinaj ka vizituar komunën e Kaçanikut.

Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj ka thënë se duhet ta kthejnë perspektivën e gjeneratës së re për të ndërtuar një të ardhme të ndritur.

Ai thotë se i ka garantuar kaçanikasit që nuk do ta lejojnë Kosovën të mbetet e izoluar dhe sipas tij vendi ose do të jetë anëtar i NATO-s ose i bashkuar me Shqipërinë.

“Rrugëtimi ynë i përbashkët drejt fitores tonë të madhe, vazhdoi në qytetin e Idriz Seferit, Kaçanik. Në takim me strukturat dhe simpatizantët e Aleancës, theksova se duhet të kthejmë perspektivën e gjeneratës së re për të ndërtuar një të ardhme të ndritur, duke garantuar stabilitet politik, zhvillim ekonomik dhe investime, në Kosovën e sigurt.

Garantova kaçanikasit, se nuk do të lejojmë Kosovën e izoluar dhe se ne do të jemi ose anëtar të NATO-s ose të bashkuar me Shqipërinë”, tha Haradinaj./Zëri