Rasim Selmanaj ka një njoftim për përkrahësit e tij

Rasim Selmanaj ka një njoftim për përkrahësit e tij

Zgjedhjet 2019 October 10, 2019 - 13:05
Detajet

Kandidati për deputetë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj ka thënë se kjo është hera e fundit që ai kandidon për ulëse të Kuvendit.

Përmes një postimi në Facebook, Selmanaj ka paralajmëruar se më nuk do të garojë për deputet dhe se varësisht nga rrethanat ai mund të vazhdojë të jetë aktiv në politik.

“Përkundër faktit që përkrahja për mua vazhdon, kjo është hera e fundit që kandidoj për deputet, sepse jam i mendimit se duhet krijuar mundësitë për kandidimin e kuadrove të reja.Pra, është hera e fundit që sfidohem, duke i hyrë garës për deputet”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.

Tutje ai ka treguar se është hera e tretë që e fiton mandatit për deputet dhe ka falënderuar të gjithë përkrahësit e tij.

Postimi i plotë i Rasim Selmanaj në Facebook:

Të rekomanduara