Vlora Dumoshi thotë se është femra më e votuar në Prishtinë

Vlora Dumoshi thotë se është femra më e votuar në Prishtinë

Zgjedhjet 2019 October 09, 2019 - 19:49
Lexoni detajet

Vlora Dumoshi, kandidatja e LDK-së për deputete ka marrë më së shumti vota në Prishtinë.

Vlora Dumoshi, kandidate e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për Kuvendin e Kosovës, ka thënë se në zgjedhjet e 6 tetorit është femra më e votuar në Prishtinë nga kandidatet për deputete.

Edhe pse nuk e ka treguar numrin e votave, Dumoshi përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, ka thënë se këto janë të dhënat e fundit të pesë degëve të LDK-së në Prishtinë.

Postimi i plotë i Dumoshit pa ndërhyrje:

Nga të dhënat e fundit të 5 degëve të LDK-së në Prishtinë, nga zgjedhjet e 6 tetorit, rradhitëm femra më e votuar nga kandidatet për deputete në kryeqytet.

Faleminderit PRISHTINË! .

Të rekomanduara