Shqipe Pantina nuk mori as 300 vota në vendlindjen e saj

Shqipe Pantina nuk mori as 300 vota në vendlindjen e saj

Zgjedhjet 2019 October 09, 2019 - 19:35
Lexoni detajet

Të dielën që lamë pas, qytetarët e vendit tonë shfrytëzuan të drejtën e tyre për votë.

Nga rezultatet preliminare të KQZ-së, partia fituese doli të jetë Lëvizja Vetëvendosje, duke lënë pas LDK-në, ndërsa e tretë u radhit PDK-ja.

Me një listë të përbashkët këtyre zgjedhjeve i hyrën AAK-PSD, të cilët morën 11,54 për qind apo 19.393 vota.

Kandidate për deputete në këtë listë ishte edhe Shqipe Pantina.

Pantina e cila mbante numrin 6 në vendlindjen e saj, Klinën nuk arriti të merr as 300 vota, ajo mori gjithsej 239 sosh.

Të rekomanduara