Kush është 15-shja më e votuar e Vetëvendosjes në Gjilan

Kush është 15-shja më e votuar e Vetëvendosjes në Gjilan

Zgjedhjet 2019 October 09, 2019 - 16:14
Detajet

Në zgjedhjet e 6 tetorit Lëvizja Vetëvendosje ka dalur partia e parë në nivel vendi.

Të dielën, partia e Albin Kurtit ka dalur e para edhe në Gjilan duke marrë 39,75% ose 17 mijë e 864 vota.

Listës së kandidatëve më të votuar i prin Albin Kurti me  14 mijë e 408 vota, e dyta renditet Arbëreshë Kryeziu-Hyseni me 5 mijë e 840 vota, shkruan Gazeta Express.

Kjo është lista e 15 më të votuarve të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan:

Albin Kurti 14408

Arbëreshë Kryeziu-Hyseni 5840

Alban Hyseni 5765

Labinotë Demi-Murtezi 4703

Arijeta Rexhepi 4603

Glauk Konjufca 3541

Nevzat Isufi 3081

Ismajl Kurteshi 2836

Shemsi Syla 2017

Albulena Haxhiu 1807

Sami Kurteshi 1394

Enkelejda Arifi 1030

Arben Vitia 1006

Driton Tali 988

Hydajet Hyseni 898

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të martën ka përfunduar numërimin e votave të rregullta, në bazë të publikimit të këtyre të dhënave Lëvizja Vetëvendosje deri më  tani ka 203 mijë e 52 vota ose 25,49 për qind.

Më pas është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila ka marrë 197 mijë e 702 vota ose 24,82 për qind.

Në bazë të këtyre rezultateve Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është e treta e cila ka arritur t’i marrë 169 mijë e 211 vota ose 21,23 për qind.

Koalicioni AAK-PSD ka arritur t’i marrë vetëm 92 mijë e 149 vota ose 11,57 për qind.

Lista Serbe 52 mijë e 620 vota ose 6,61 për qind. Koalicioni NISMA – AKR – PD, 39 ka marrë mijë e 495 vota, 4,96 për qind, duke mos arritur që ta kalojë pragun zgjedhor.

Të rekomanduara