Haradinaj: Kosova ka kufij të sigurt dhe kontroll efikas doganor

Haradinaj: Kosova ka kufij të sigurt dhe kontroll efikas doganor

Zgjedhjet 2019 September 21, 2019 - 19:05
Detajet

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ka kufij të sigurt dhe kontroll efikase doganore.

Këtë deklaratë ai e ka bërë pas një vizite që ka realizuar sot te Dheu i Bardhë.

“Në pikëkalimin “Dheu i Bardhë” pashë nga afër përkushtimin e policisë sonë kufitare dhe Doganave në kontrollin e kufirit shtetëror, si dhe shërbimet cilësore për qytetarët”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Forcimi i policisë dhe profesionalizmi ka qenë ndër prioritetet tona qeverisëse dhe sot Kosova ka kufij të sigurt dhe kontroll efikase doganore. 100% shtet për 100% mirëqenie të policëve e doganierëve”, ka thënë kryeministri në largim.

Të rekomanduara