Haradinaj premtim të madh për bujqit: Litri i naftës do të kushtojë vetëm 45 centë

Haradinaj premtim të madh për bujqit: Litri i naftës do të kushtojë vetëm 45 centë

Zgjedhjet 2019 September 20, 2019 - 19:44
Detajet

Kryeministri në detyrë dhe i nominuari i koalicionit AAK-PSD për Kryeministër, Ramush Haradinaj ka qëndruar sonte në Ratkoc të Rahovecit.

Aty ai ka takuar qytetarë të shumtë, me të cilët ka bashkëbiseduar rreth konceptit qeverisës 100% shtet.

Në këtë tubim, Haradinaj ka thënë se do të hiqet akciza e naftës për bujqësi.

“E kam vendosur si veprim të ardhshëm, do ta heqim 0,45€ që është akcizë për naftën, për bujqësi”, ka thënë Haradinaj teksa kjo deklaratë është mirëpritur nga të pranishmit.

Të rekomanduara