Abazi hap front me PDK-në: barnat esenciale nuk janë mjet i fushatës elektorale

Abazi hap front me PDK-në: barnat esenciale nuk janë mjet i fushatës elektorale

Zgjedhjet 2019 September 20, 2019 - 18:20
Detajet

Anëtari më i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka kritikuar PDK-në rreth fushatës që kjo e fundit po e promovon, shkruan Gazeta Express.

Ministri në detyrë i shëndetësisë, Uran Ismaili i cili është edhe nënkryetar i PDK-së sot ka prezantuar listën e re e barnave esenciale rreth 100 barna të reja për sektorin e shëndetësisë publike.

Abazi ka kritikuar këtë veprim duke thënë se barnat esenciale nuk janë mjet i fushatës elektorale.

“Barnat esenciale nuk janë mjete të fushatës elektorale ashtu siq nuk janë manipulimet e fëmije, punësimet me kontrata në vepër të qindra njerëzve po as edhe kontratat e Minstrisë për Integrim Evropian për lobim ne SHBA –Absurd”, ka shkruar Abazi.

Ai ka shkruar se këto veprime nuk do të ndodhin asnjëherë.

“Asgjë nuk ka kuptim, këto janë veprime sikur ajo shampanja për Liberalizimin e Vizave qe nuk ndodhi asnjëherë”, ka thënë ai.

Abazi përsëri është shprehur se PDK po vazhdon me stilin e narko dilerit Pablo Escobar.

“Po vazhdojnë me Pablo Escobar style. Por energjia e popullit e ka mundur të keqën tanimë, ajo po vlon, po e kërkon ditën- Erdhi Dita”, ka shkruar anëtari i VV-së.

Të rekomanduara