Kandidatja Ariana Musliu Shoshi me ide inovative për arsimimin e të rinjve

Kandidatja Ariana Musliu Shoshi me ide inovative për arsimimin e të rinjve

Zgjedhjet 2019 September 20, 2019 - 16:57
Detajet

Ariana Musliu Shoshi për herë të parë synon një ulëse në Parlamentin e Kosovës. Një nga femrat më të përgatitura në garën për deputete në zgjedhjet e 6 tetorit, është në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ajo në emision Pressing ka folur për projektet e saj dhe ka treguar arysen përse i është bashkuar PDK-së.“Karriera ime dhe puna në Kuvend më ka bërë të shoh si mund të jetë një deputet i përgjegjshëm. PDK iu ka dhënë hapësirë të rinjve, duke vlerësuar mendimin tonë. Duke pas parasysh që kauza jonë është korrupsioni dhe nepotizmi, atëherë ne do të ndalojmë të rinjtë që të dalin jashtë vendit”, ka thënë ndër të tjera Musliu Shoshi.

Ajo tutje ka folur edhe për inciativën e saj të parë nëse zgjedhet si deputete.

“Ne kemi fillu të takohemi më qytetarë që një muaj, si me gra, me vajza e prind dhe problemi kryesor i tyre është pesha e madhe e librave. Një nga iniciativat e mija të para si deputete do të jetë elektronizimi i librave, një nga projektet që praktikohet edhe në shtetet e BE-së e që nuk është i kushtueshëm dhe ka të mira e profite, sidomos në shëndetin e fëmijëve”.

Të rekomanduara