Endrit Shala fton bashkatdhetarët të votojnë për ndryshim

Endrit Shala fton bashkatdhetarët të votojnë për ndryshim

Zgjedhjet 2019 September 20, 2019 - 15:46
Detajet

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, i cili në zgjedhjet e 6 tetorit garon për deputet të Kuvendit të Kosovës ka thënë se bashkatdhetarët janë shtylla kryesore që e ka mbajtur gjallë edhe shpirtërisht e edhe ekonomikisht këtë vend.

Shala, ka thënë se “më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për ju në ditën kur vendoset e ardhmja e vendit”, duke aluduar në zgjedhjet e parakohshme.

Ai ka ftuar që t’i bashkoheni procesit zgjedhor në Kosovë për të bërë ndryshimin që i duhet vendit.

“Votoni për qeverinë që diasporën e ka në listën e prioriteteve, Votoni për Nismën Socialdemokrate122”, tha Shala.

Njoftim i tij i plotë:

Të dashur bashkatdhetarë

Kontributi juaj për Kosovën ka qenë dhe vazhdon të mbetet shtylla kryesore që e ka mbajtur gjallë edhe shpirtërisht e edhe ekonomikisht këtë vend.

Më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për ju në ditën kur vendoset e ardhmja e vendit.

Në ditën e votimit.

Më shumë së kushdo, ju e meritoni të keni rolin kyç në
përzgjedhjen e atyre që do udhëheqin me shtetin e Kosovës.

Pikërisht duke e çmuar jashtëzakonisht shumë kontributin dhe rolin tuaj për vendin, Nisma Socialdemokrate, diasporën e ka futur në 5 pikat kryesore të programit qeverisës.

Votimi në diasporë tashmë ka nisur dhe zgjat deri me 5 tetor. Andaj personalisht ju ftoj që ti bashkoheni procesit zgjedhor në Kosovë, të votoni për shtetin tuaj, dhe me votën tuaj ta bëni ndryshimin që Kosovës i duhet.

Votoni për qeverinë që diasporën e ka në listën e prioriteteve, Votoni për Nismën Socialdemokrate122

Të rekomanduara