Limaj: Kosova s’ka pasur fare politikë të jashtme
Foto: Laura Hasani

Limaj: Kosova s’ka pasur fare politikë të jashtme

Zgjedhjet 2019 September 20, 2019 - 13:46
Detajet

Dështimet e Kosovës në diplomaci po bëjnë që partitë politike të përplasen mes vete në këtë kohë parafushate e në prag të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Pacolli ditë më parë e kishte krahasuar Enver Hoxhajn me Ivica Daçiqin, ndërsa Hoxhaj si kundërpërgjigje i kishte thënë ministrit të Jashtëm në detyrë se nuk ka dijeni e strategji për diplomaci.

E  në këtë mes përplasjesh për dështimet e diplomacisë kosovare është futur edhe kreu i NISMA’së, Fatmir Limaj, i cili ka thënë se Kosova fare s’ka pasur politikë të Jashtme.

Sipas tij duhet shikuar në retrospektivë se çfarë është bërë me politikën e jashtme gjatë gjithë viteve.

“Politikë të jashtme në Kosovë në fakt nuk ka pasur hiç. Ka qenë vetëm një angazhim i politikës së jashtme për të ndërtuar ambasada dhe për ta dërguar ndonjë njeri atje”.

Ai kështu ka thënë  në forumin FOL Hapur, duke shtuar se ka pasur vetëm një angazhim të politikës së jashtme për të ndërtuar ambasada dhe për të punësuar njerëz.

“Nëse e shikojmë me kujdes, nuk drejtohet politika e jashtme nga një ministër. Nëse politika e jashtme është rrezikuar gjatë dy vjetëve të fundit, ku kemi qenë para dy vjetëve?”.

“Politika në tërësi, sistemi jonë pa një vullnet, pa një konsultim me kryeministrin, nuk do të përfillet. Duhet kryeministri t’i japë prioritetet”, ka përfunduar Limaj. /Express

Të rekomanduara