Ky është aderimi më i ri në Vetëvendosje

Ky është aderimi më i ri në Vetëvendosje

Zgjedhjet 2019 September 20, 2019 - 13:39
Detajet

Jeton Lajçi është emri më i ri i që iu është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje. Aderimin e tij e ka konfirmuar kryetari i këtij subjekti Albin Kuti.

Kurti përmes llogarisë së tij në ‘facebook’, teksa ka prezentuar Lajçin, ka thënë se ai në  vjen nga Peja që shënon rëndësinë e zhvillimit turistik në vend dhe sjell përvojën nga fusha të ndryshme të turizmit ndërkombëtar me punën që ka bërë për kompani prestigjioze në Zvicër.

“Jeton Lajçi ka përfunduar studimet për Menaxhim të Turizmit në Institutin ITV të Bern-it dhe për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci në Universitetin e Tiranës. Ai në Lëvizje vjen nga Peja që shënon rëndësinë e zhvillimit turistik në vend dhe sjell përvojën nga fusha të ndryshme të turizmit ndërkombëtar me punën që ka bërë për kompani prestigjioze në Zvicër. Kosova është e pasur me bukuri natyrore por që nuk njihen sa duhet nëpër botë. Fusha e turizmit malor, planifikimi hapësinor dhe rregullator për zona turistike nuk është i plotë. Me Jetonin dhe të tjetër të kësaj fushe që i janë bashkuar Lëvizjes, në vend të shpronësimeve dhe asfaltit do të vendoset zhvillimi dhe gjelbërimi. Kështu, bashkë me Ali Lajçin, Shpejtim Bulliqin e Petrit Bicajn, i uruam mirëseardhje dhe suksese Jetonit”, ka shkruar Kurti.

Të rekomanduara