Opozita në Podujevë reagon për zvarritjen e punimeve në rrugë

Opozita në Podujevë reagon për zvarritjen e punimeve në rrugë

Zgjedhjet 2019 September 20, 2019 - 13:06
Detajet

Ka pothuajse  tri vite që po punohet në rrugët kryesore të Podujevës. Mos përfundimi i tyre ka bërë shumë zyrtarë e qytetarë  të reagojnë.

Zyrtarët e dy partive opozitare, për tejzgjatje të punimeve në rrugën kryesore, e kanë akuzuar pushtetin e Komunës së Podujevës për papërgjegjshmëri, që sipas tyre përveç që po u rrezikohet jeta qytetarëve, janë dëmtuar dhe bizneset.

Këshilltari i PDK-së, Rafet Llapashtica, thotë se gjendja është bërë e padurueshme përgjatë kësaj rruge, shkruan Koha ditore.

‘’Në rrugën ‘Zahir Pajaziti’, që i kushtoi qindra e mijëra euro buxhetit komunal nga papërgjegjësia politike e LDK-së në Podujevë, është bërë e padurueshme gjendja për qytetarët tanë. Bllokimi i bizneseve përreth rrugës, pluhuri dhe gjendja e keqe i kanë përcjellë gjatë gjithë verës. Nxënësit janë të rrezikuar, sepse nuk mund të lëvizin nëpër trotuare, por vetëm rrugës ku qarkullojnë automjetet”, është shprehur Rafet Llapashtica.

Ai ka shtuar se tani koha po përkeqësohet dhe duke e parë  se si po e kryjnë punën e tyre, do të zgjasë edhe më shumë.

Po ashtu edhe zyrtarja e LVV-je në Podujevë, Edonë Citaku, ka thënë se qendra e qytetit është shndërruar në një katrahurë.

Të rekomanduara