Muhaxhiri: Veseli më i qarti nga kandidatët për Kryeministër rreth suspendimit të taksës

Muhaxhiri: Veseli më i qarti nga kandidatët për Kryeministër rreth suspendimit të taksës

Zgjedhjet 2019 September 19, 2019 - 23:52
Lexon detajet

Analisti politik, Artan Muhaxhiri e ka thënë se performanca e sontme e Kadri Veselit në Zona Zgjedhore ka treguar se ai është përgatitur për debat.

“Ishte një performancë e tij ku u vërejtën nuanca diksioni, gjuhë e trupit dhe theu murin e katërt dramaturgjik kur të fliste direkt në kamerë”.

“Paraqitjen do ta ndaja në dy pjesë. E para ku foli për idenë e tij për luftën kundër korrupsionit dhe pjesë e dytë ku u diskutuan tema nga e kaluara. Për pjesën e parë kam vlerësim negativ, për pjesën e dytë pozitiv. Pjesa pozitive ajo ishte për taksën. Ai ishte më i qarti nga të gjitha kandidatët për kryeministër sa i përket suspendimit të taksës”.

“Këtë ide e përkrah edhe unë për shkak të ruajtjes së miqësisë me aleatët”.

Muhaxhiri ka thënë në Analiza Zgjedhore se Veselit duhet pranuar se ka bërë një hap të parë me iniciativën e tij për luftim të korrupsionit.

“Veseli ka rrezikuar shumë. Nuk është aspak populiste, edhe mund t’i humbë vota dhe mund t’i rebelohen “të pushtetshmit” brenda partisë. Ai e ka marrë bajrakun, por sa do të ketë sukses do të shihet”.

“Hendikepet e Veselit janë qe ka ardhë në krye të partisë që ka qenë e konsumuar me pushtet dhe skandale”.

“Të qenit në opozitë është mundësi natyrale për regjenerim sepse mund t’i largosh njerëzit pasi që s’kanë pozita dhe e dyta që kundërshtarët bëjnë gabime dhe e ke më lehtë të krijosh imazh pozitiv siç po ndodh në LDK. LDK ka një imazh pozitiv por jo që kanë investuar shumë. Nuk ka pasë ndonjë aderim të ri, të gjtha janë të vitit 2017”.

Të rekomanduara