Kusari-Lila: Kosova ka mundësi të bëhet storje suksesi me Qeverinë Kurti
Zgjedhjet 2019
September 19, 2019 - 19:35
Detajet
Albin Kurti bashkë me Mimoza Kusari-Lilën dhe kandidatë të tjerë për deputetë, kanë zhvilluar një takim me qytetarë në Prishtinë.
Nga aty Kusari-Lila ka thënë se ajo që i ka bërë bashkë Alternativën dhe Vetëvendosjes është përpjekja në kthesën që duhet ta bëjë Kosova pas 6 tetorit, njofton Klan Kosova.
“Na bëri bashkë përpjekja për qeverisje të mirë”.
“Ia kemi borxh jo vetëm vetes por edhe gjeneratave të reja. Ata që po ikin po e marrin me veten edhe shpresën. Jemi duke u përpjek në vazhdimësi. Kosova ka mundësi të bëhet storje suksesi dhe kjo do të bëhet me Qeverinë Kurti. Pasi që i ka ardhur dita”.