Svirca: Të fuqizohet roli i grave në politikëbërje
FOTO: Laura Hasani

Svirca: Të fuqizohet roli i grave në politikëbërje

Zgjedhjet 2019 September 19, 2019 - 19:25
Lexon detajet

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Jeton Svirca nga Nisma Socialdemokrate, i cili synon ulësen e deputetit edhe për një mandat, vlerëson se partia e tij është tejet e përgatitur për zgjedhjet e 6 tetorit, prandaj Nisma do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve. Ai gjatë një interviste për “Zërin” nuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimin paszgjedhor me asnjërën nga partitë, mirëpo ka theksuar se kjo varet nga rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Poashtu Svirca gjatë intervistës ka folur edhe për përfaqësimin e grave në subjektet politike në Kuvendin e Kosovës e ku tha se kuota për përfaqësim gjinor duhet të respektohet.

”Personalisht nuk jam ithtar i kuotave, por është një sistem i tillë dhe duhet ta respektojmë. Por mendoj se partitë në përgjithësi duhet të punojnë që kuotat të mos jenë të pranishëm, por që gratë të kenë hapësirë në politikë, të kenë fuqi politike dhe të jenë të barabarta me gjininë e kundërt. Unë do të punoj që kjo frymë të arrihet sa më shpejt dhe që gratë të mos shihen si një kuotë, por si vlerë e barabartë në shoqëri. Në Nisma në të gjitha organet e partisë ka përfaqësim të grave. Ne kemi dhënë hapësirë dhe kemi organe të veçanta që gratë të organizohen, të punojnë dhe mendoj se këtë frymë dhe kulturë jemi duke e shtyrë përpara”, ka thënë Svirca./ZERI

Të rekomanduara