Svirca: Është kërkesë e domosdoshme që dialogu të vazhdojë
FOTO: Laura Hasani

Svirca: Është kërkesë e domosdoshme që dialogu të vazhdojë

Zgjedhjet 2019 September 19, 2019 - 19:15
Lexon detajet

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Jeton Svirca nga Nisma Socialdemokrate, i cili synon ulësen e deputetit edhe për një mandat, vlerëson se partia e tij është tejet e përgatitur për zgjedhjet e 6 tetorit, prandaj Nisma do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve. Ai gjatë një interviste për “Zërin” nuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimin paszgjedhor me asnjërën nga partitë, mirëpo ka theksuar se kjo varet nga rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ndërsa për sa përket qëndrimit të Nisma-s karshi dialogut, Svrca theksoi se është e domosdoshme që dialogu të vazhdojë në kushte të barabarta dhe pa kushtëzime.

”Është kërkesë e domosdoshme që dialogu të vazhdojë. Ne si subjekt jemi për dialog dhe për vazhdimin e tij me kushte të barabarta e pa kushtëzime. Besoj se këtë politikë që e ka prezantuar lideri ynë, z. Limaj, ne si subjekt e mbështesim fuqishëm dhe besojmë në aftësitë e tij që ai këtë temë do ta menaxhojë më së mirë në raport me kandidatët e tjerë që janë në garë për kryeministër”, tha gjatë intervistës Svirca.

Ndërsa i pyetur se a ka mundësi për një koalicion PAN pjesë e të cilit do të ishte edhe Nisma ai tha se kjo gjë varet nga vullnet qytetarëve.

”Kjo varet nga vullneti i qytetarëve. Pas zgjedhjeve ne do ta shohim rezultatin dhe varësisht nga kjo ne do të veprojmë. Nuk mund të paragjykojmë tani nëse do të bëjmë koalicion me këtë ose me atë, mirëpo presim rezultatin zgjedhor dhe pastaj vendosin organet e partisë se me kë do të hyjnë në koalicion paszgjedhor”, ka thënë Svirca. /ZËRI

Të rekomanduara