Sejdiu: Dialogu me Serbinë duhet të përfundoj me njohje

Sejdiu: Dialogu me Serbinë duhet të përfundoj me njohje

Zgjedhjet 2019 September 19, 2019 - 18:41
Lexon detajet

Dardan Sejdiu, nga Partia Socialdemokrate (PSD), që është kandidat nga koalicioni AAK – PSD,  ka thënë se çështja e taksës ndaj Serbisë është pjesë e pakos që Kosova dhe Serbia duhet ta respektojnë për njohje reciproke.

Ai ka theksuar se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë për njohje reciproke, dhe se sipas tij, marrëveshja do të jetë ose pajtohemi për çdo gjë ose për asgjë.

“Raporti tregtar me Serbinë është pjesë e marrëveshjes. Nëse jemi dakord që njohja reciproke është qëllimi, çdo gjë tjetër hyn në kuadër të raporteve që duhet me u ndërtu, siç janë raporti tregtar, raporti i lëvizjes së lirë, raport i natyrave tjera bilaterale. Çdo gjë futet ne kuadër të një marrëveshje”, ka shtuar Sejdiu.

Sipas tij, temë tjetër është se sa merr kohë zbatimi i këtyre marrëveshjeve.

Sejdiu për Telegrafin ka theksuar se oponentët politik të këtij koalicioni janë populist, dhe se sipas tij, ai nuk mund të jetë i tillë sepse flet për tema konkrete.

“Po du me shpërfaq populizmin e oponentëve politik, sepse populizmi del në pah kur nuk ke përmbajtje në ato që thua”, ka shtuar ai.

I pyetur se me cilat parti do të bashkëpunoj koalicioni (AAK – PSD), pas zgjedhjeve të 6 tetorit, Sejdiu ka theksuar se me rëndësi është që PDK-ja të shkoi në opozitë, duke shtuar se janë të gatshëm që me të gjithë të tjerët të bisedojnë.

Të rekomanduara