Profesori nga Presheva i bashkohet Vetëvendosjes

Profesori nga Presheva i bashkohet Vetëvendosjes

Zgjedhjet 2019 September 19, 2019 - 15:54
Detajet

Profesori në shkollën e mesme teknike në Preshevë, Hysamedin Ahmedi, sot zyrtarisht iu është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë e ka konfirmuar lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, përmes llogarisë së tij në ‘Facebook’. Kurti ka thënë se Hysamedini u bë pjesë Vetëvendosjes i bindur se ndryshime të mëdha për shqiptarët janë të domosdoshme dhe ato mundet të vijnë vetëm përmes Lëvizjes tonë.

”Hysamedin Ahmedi u bë pjesë e Lëvizjes tonë

Lindur në Preshevë, Hysamedini ka kryer studimet universitare në fakultetin e elektroteknikës dhe po ashtu një vit specializim në teknologji informacioni. Aktualisht, punon në shkollën e mesme teknike në Preshevë dhe ka botuar tekste mesimore në lëndët bazike të elektroteknikës për nxënësit e shkollës të cilët i ka siguruar pa pagesë për nxënësit e shkollës. Hysamedini u bë pjesë e jona i bindur se ndryshime të mëdha për shqiptarët janë të domosdoshme dhe ato mundet të vijnë vetëm përmes Lëvizjes tonë”, ka shkruar Kurti.

Të rekomanduara