Pacolli: Gjilani do të mbetet një bastion i fortë i AKR-së

Pacolli: Gjilani do të mbetet një bastion i fortë i AKR-së

Zgjedhjet 2019 September 17, 2019 - 22:49
Detajet

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, ka takuar drejtuesit e forumeve të ndryshme të AKR-së në Gjilan, duke përfshirë gratë, të rinjtë, këshilltarët komunal, drejtorë dhe aktivistë.

Ai tha se Gjilani do të mbetet një bastion i fortë i AKR-së.

“Gjilani do të mbetet një bastion i fortë i AKR-së. Kjo bindje mu forcua kur takova drejtuesit e forumeve të ndryshme të AKR-së, gratë, të rinjtë, këshilltarët komunal, drejtorë dhe aktivistë. AKR ka bërë shumë për Gjilanin gjatë kësaj periudhe të shkurtër, duke siguruar investime në sektorin e ujërave siç është penda e Perlepnices, në sektorin e teknologjisë informative në shumë shkolla dhe qendra të mjekësisë familjare dhe në sektorin energjetik duke shndërruar spitale e universitete në objekte efiçiente. Faleminderit Gjilani!”.

Të rekomanduara