Përplasje e ashpër mes Fitore Pacollit dhe Jetlir Zyberajt për njohjet dhe rolin e Behgjet Pacollit

Përplasje e ashpër mes Fitore Pacollit dhe Jetlir Zyberajt për njohjet dhe rolin e Behgjet Pacollit

Zgjedhjet 2019 September 17, 2019 - 22:38
Detajet

Debate të ashpre po zhvillohen në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini mes përfaqësuesve të subjekteve politike për diplomacinë.

Jetlir Zyberaj nga AKR-ja ka thënë se subjektet politike në Kosovë po shërbehen me argumentet e Beogradit për njohjet.

Fitore Pacolli ka thënë se Behgjet Pacolli bën politikë të jashtme sikur të ishte biznes.

“Ky ministër [Behgjet Pacolli] në vend se të lobojë për Kosovën lobon nëpër botë për bizneset e tij”, ka thënë Fitore Pacolli.

Ka reaguar Jetlir Zyberaj i cili ka thënë se Behgjet Pacolli ka përdorur buxhetin privat dhe mekanizmat që personalisht ai i ka krijuar në perëndim për lobim në interes të Kosovës.

Zyrtarja e Vetëvendosjes ka thënë se është konflikt interesi nëse një zyrtarë shtetëror përdorë aeroplanin e tij për punë shteti, pasi ajo thotë se në ato raste nuk dihet kush paguan taksat e shpenzimet.

Të rekomanduara