Rugova, Ismailit: Me çka do të mbahesh mend apo vetëm ka rastisë të bëhesh ministër?

Rugova, Ismailit: Me çka do të mbahesh mend apo vetëm ka rastisë të bëhesh ministër?

Zgjedhjet 2019 September 17, 2019 - 21:47
Detajet

Naser Rugova nga LDK-ja, në debatin për shëndetësinë, ka thënë se ky sektor është keqmenaxhuar.

Madje, ai ka ironizuar me atë çfarë ka thënë paraprakisht Ministri në largim i Shëndetësisë, Uran Ismaili nga PDK-ja.

“Kur e dëgjoj ministrin në largim më vie ndërmend që jemi duke jetuar në Luksemburg apo Suedi”.

“Po më shkruajnë personeli shëndetësor në gjinekologji, por edhe pacientët që në gjinekologji nuk është një preparat tejet i rëndësishëm për fazën e lindjes aty ku fillon jeta”.

“Nuk ka lugë për kontrollim të grykës, nuk ka material shpenzues dhe nuk ka as injeksione të thjeshta”.

“Është një gjendje që në krahasim me rritjen e buxhetit prej vitit 2017 nga 187 milionë në 240 milionë euro emëruesi i përbashkët është keqmenaxhim dhe mungesë vizioni të lidershipit të sistemit shëndetësor të vendit”.

Rugova në Zona Zgjedhore të Klan Kosovës ka thënë se edhe LDK-ja e ka pasë nën udhëheqje Minsitrinë e Shëndetësisë për katër mandate.

Por, ai e ka pranuar se i gjithë spektri politik, përfshirë LDK-në, ka mundur të bëjë më shumë për sektorin e shëndetësisë.

“LDK i ka pasë katër ministra me nga gjysmë mandati nga krijimi i institucioneve të përkohshme vetqeverisëse të nivelit nacional në mars të vitit 2002. LDK-ja për 5 vjet e tre muaj e ka udhëhequr sektorin e shëndetësisë”.

“Në periudhën e UNMIK-ut dhe pas Pavarësisë ka mundur të bëhet më shumë. Jemi një vend në tranzicion me probleme serioze”.

“Në secilin shtet demokratik, edhe vendet më të zhvilluara me buxhet më të madh kanë probleme me financimin e qëndrueshëm të sistemit shëdetësor”.

“Kur kësaj ja shtojmë keqmenaxhimin, involvimin e politikës dhe mungesa e e një strategjie konkrete nacionale, e një vendosmërie e gjithë kryeministrave që nga Bajram Rexhepi deri te ky në ikje mund të themi me përgjegjësi të plotë se i gjithë spektri poltik, përfshirë LDK-në, ka pasë ngecje”.

Rugova ka vazhduar polemikat me Uran Ismailin e PDK-së që është Ministër në largim i Shëndetësisë.

“Ndoshta, nuk jemi të barabartë në debat sepse unë e kuptoj sistemin shëndetësor dhe problematikën në tjetër nivel dhe ti tjetër”.

Madje, Rugova e ka pyetur Ismailin se me çka do të kujtohet ai për periudhën sa e ka drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë.

“Cilin projekt e ke filluar, me çka mbahesh mend ti? Ke bërë fasada, e ke rregulluar parkingun e drejtorit të SHSKUK-së dhe mjekët nuk kanë ku t’i parkojnë makinat. Me çka mburesh?

“Nuk ke qenë në gjendje me bo një azhurnim normal të Listës Esenciale. Më trego cilin projekt e ke filluar dhe me çka do të mbahesh mend si ministër në ikje apo thjesht ka rastisur puna të bëhesh ministër si kombinatorikë e pazarave politike”.

“Sistemi shëndetësor dhe reformat shëndetësore kërkojnë vizion dhe profesionalizëm”.

Të rekomanduara