Dardan Sejdiu komenton ‘përleshjen’ mes Hak Abazit dhe Dardan Molliqajt
Foto: Laura Hasani

Dardan Sejdiu komenton ‘përleshjen’ mes Hak Abazit dhe Dardan Molliqajt

Zgjedhjet 2019 September 17, 2019 - 19:25
Detajet

Zyrtari i lartë i Partisë Socialdemokrate Dardan Sejdiu në një intervistë për gazetën “Zëri”, ka komentuar “përleshjen fizike” në mes të anëtarët të partisë së tij Dardan Molliqajt dhe në mes të anëtarit të lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazit, raporton “Zëri.info”.

Duke folur rreth kësaj “përleshje”, Sejdiu tha se beson më shumë versionit të Dardan Molliqajt se sa atij të Haki Abazit.

“Po e vërteta pak e rëndësishme në këtë mes. Sepse është e qartë që ka pasur një kacafytje, nuk po i them përleshje sepse nuk po e di a ka qenë apo nuk ka qenë përleshje. Ajo çfarë më ka thënë mua z.Molliqaj për mu është më e vërtetë se sa ajo çfarë më thotë mua Hak Abazi. Z. Abazi ka histori të përleshjeve fizike nëpër studio. Ka sulmuar edhe një grua. .... Aty kemi qenë dëshmitarë se çfarë ka ndodhur edhe në të kaluarën dhe unë jam tepër kundër kësaj. Çka mundem me thënë është se e dënoj. Në momentin që e shohim vendimin e sistemit të drejtësisë edhe do të veprojmë. Por e kam tepër problematike llojin e narracionit që po e ndërton edhe VV-ja edhe mediat për një sensacion vajtues. Mendoj që gjykata të vendos nëse ka pasur ndonjë sulm aty. Besoj që organet e rendit kanë me e vërtetu atë. Kamera ka pasur gjithandej. Nëse ka pas sulm le ta marrin vendimin e duhur dhe siç është shprehur edhe kryetari Ahmeti edhe ne do ta marrim vendimin tonë”, ka thënë Sejdiu. /Zëri

 

Të rekomanduara