Sejdiu: Kurti po flet me terme të “Google”-s, pa analizë
Foto: Laura Hasani

Sejdiu: Kurti po flet me terme të “Google”-s, pa analizë

Zgjedhjet 2019 September 17, 2019 - 19:00
Detajet

Zyrtari i lartë i Partisë Socialdemokrate Dardan Sejdiu në një intervistë për gazetën “Zëri”, e ka cilësuar kreun e lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin si person cili po flet me terme të “Google”-s dhe pa analiza, raporton “Zëri.info”.

“Po. Nëse e shkruani në “Google”, se cilat janë katër fundamentet e sistemit gjyqësor të dalin ato katër fjalë. Pra një kandidat për kryeministër të dal në intervistë të flet me terma të “Google”, pa analizë fare të sektorit të gjyqësorit është për keqardhje. Po besoj që nuk vazhdon me këto gabime të njëpasnjëshme sikur ajo për emërimin e kryeprokurorit nga vet kryeministri, nëse ai do të ishte në këtë pozitë”, ka thënë Sejdiu për “Zërin”.

Ndërsa lidhur me fokusin e PSD-së dhe për plan programn e qeverisës së kësaj partie ai bërë të ditur që kjo parti e ka të paraqitur plan programin i cili është i fokusuar në katër fusha.

“Ne kemi paraqitur një program, që prek katër fusha. E para është zhvillimi ekonomik me theks të veçantë në papunësinë, në krijimin e vendeve të reja të punës dhe e dyta në luftën kundër deficitit të madh tregtar që e kemi. Pra Kosova 7 herë më shumë importon mallra sesa që eksporton për pasojë kjo e mban ekonominë e vendit, sidomos sektorin privat dhe industrinë në stagnim. Nëse nuk e luftojmë këtë dukuri, nëse nuk fillojmë të prodhojmë diçka sigurisht që nuk do të ketë as punësim. Kështu që ne e kemi një program të qartë sa i përket zhvillimit ekonomik dhe punësimit. Tjetra që është shumë me rëndësi është se si i trajtojmë sigurimet shoqërore. Kosova është vendi i vetëm në Evropë që nuk ka ligj për sigurime shoqërore, pra një ligj që e mbron punëtorin dhe ne me ligjin tonë që e propozojmë për sigurime shoqërore trajtojmë një pension minimal të garantuar, trajtojmë mbrojtjen nga papunësia, çështjen e sigurimit shëndetësore, shtesat për fëmijë etj. E treta ka të bëjë me qeverisjen e mirë, unë po shoh shumë lider që po dalin me formula të ndryshme që fatkeqësisht po i nxjerrin nga “Google” dhe nuk po merren fare me esencën e problemit. Hiç më larg se të hënën, një kandidat për kryeministër shpalosi katër R-jat për një sistem më të mirë të drejtësisë”, tha gjatë intervistës Sejdiu./ZËRI

 

 

Të rekomanduara