Besa Gaxherri e Valdete Idrizi përplasen për kandidaten e LDK-së për kryeministre

Besa Gaxherri e Valdete Idrizi përplasen për kandidaten e LDK-së për kryeministre

Zgjedhjet 2019 shtator 10, 2019 - 20:49
Detajet

Kandidatja e PDK-së për deputete e Kuvendit të Kosovës, Valdete Idrizi, ka thënë se Vjosa Osmani, asnjëherë nuk ka iniciuar e as përkrahur një kauzë për gratë.

Në Rubikon të KTV-së, ajo ka thënë se Osmani, është një grua që e ngrit karrierën politike duke sharë, duke folur keq për tjerët.

“Qytetarët e mbajnë në mend. Nuk e pata ndërmend të reagoj mirëpo më nxiti të deklaroj. Në deklarimin e parë si e nomunuar për kryeministre thotë se unë deri në këtë ditë kam punuar e jam shkolluar vetëm që t’i çoj këta në shtëpi, pa ju ofruar asgjë qytetarëve të Kosovës dhe thotë se Isa Mustafa jam shumë e bindur që do t’i zgjedh ministrat. Nuk është ajo që do të vendos”, ka thënë Idrizi.

Por ndaj kësaj ka reaguar Besa Gaxherri e LDK-së.

“Një grua si Vjosa Osmani është vetë kauza”, i tha Gaxherri Idrizit.

Sipas ish-deputetes së LDK-së, kjo parti ka dhënë shembull për fuqizimin e gruas në politikën në Kosovë, me kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeministre.