Lutfi Haziri: Kemi me i sosë kundërshtarët politik më 6 tetor

Lutfi Haziri: Kemi me i sosë kundërshtarët politik më 6 tetor

Zgjedhjet 2019 shtator 10, 2019 - 17:37
Lexo tjera detaje

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se partia prej nga vjen nuk do të mundohet që t’i fitojë zgjedhjet e 6 tetorit në mënyrë manipulative duke akuzuar njerëz të tjerë.

Haziri në rrjetin e tij social Facebook ka thënë se LDK zgjedhjet do t’i fitojë me program për zhvillimin ekonomik, shëndetësi e arsim më të mirë.

“Nuk është në kulturën e LDK-së me i fitu zgjedhjet në mënyrë manipulative, duke akuzu dhe duke ba me gisht ndaj njerëzve. Me programin për zhvillim ekonomik, për një shëndetësi e arsim më të mrië dhe konsistencën në qëndrime për temat sociale, ushtarët e Ibrahim Rugovës dhe ekipin e madh të LDK-së, bash kanë me i ‘sosë’ kundërshtarët politik më 6 tetor!”, ka shkruar ndër të tjera ai.