Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja për Bashkim nënshkruajnë marrëveshje koalicioni

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja për Bashkim nënshkruajnë marrëveshje koalicioni

Zgjedhjet 2019 September 02, 2019 - 16:39
Detajet

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja për Bashkim kanë nënshkruar sot Marrëveshje Koalicioni për zgjedhjet nacionale që do të mbahen me 6 Tetor 2019, raporton Zeri.info.

Sipas kësaj marrëveshje, kandidatët për deputetë nga Lëvizja për Bashkim do të jenë pjesë e përbashkët e një liste me kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo marrëveshje është rezultat i një bashkëpunimi tradicional në mes të dy subjekteve politike.

Partia Demokratike e Kosovës ka vlerësuar lartë kontributin që Lëvizja për Bashkim ka dhënë në të kaluarën në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në Qeverinë e Kosovës por edhe në institucione të tjera qendrore dhe lokale.

“Në Qeverinë e ardhshme të udhëhequr nga Kryeministri Kadri Veseli, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja për Bashkim do të jenë partnerë në luftën kundër korrupsionit dhe në angazhimet e tjera për të ardhmen e Kosovës”, thuhet në kumtesën e PDK-së./ZERI

Të rekomanduara