Zërat
Agim Kasapolli
Agim
Kasapolli

Ndalni çmendurinë tuaj shqiptare...

Zërat August 30, 2024 - 11:44
Nga: Adriatik Riza Dosti & Agim Kasapolli

Kosova kurrë nuk i ka bërë dëm Shqipërisë ... përkundrazi historikisht e kundërta ka ndodhur ...

Shqipëria komuniste e bolshevike [qeveritë e saj antishqiptare, filo ruso-sllavo - serbe e progreke për gati 80 vjet resht] e kanë shitur, tradhtuar e ia kane ngulur thikën pas shpine Kosovës sa e si kanë dashur...

Njashtu siç i do hasmi... Njashtu janë shqiptaret - pat thënë dekada më parë Vigani ynë kombëtar atë Gjergj Fishta... dhe koha tregoi e vërtetoi se sa të drejtë kishte.

I janë turrur shqiptarët e Tiranës një komediani të Kosovës për dokrrat qe nxori nga goja ky i fundit e për të cilat meriton veç përbuzje... e ne këtë turra vrer të tyre s’kanë kursyer as figurat e respektuara sportive të kombit tonë [pa dallim të Prishtinës a të Tiranës] fjala vjen M. Kelmendin, trajnerin D. Kuka, Xhakën, Shaqirin etj., duke i quajtur turpshëm si ''prodhim jugosllav''...sa turp e çfare marrëzie...

Ndërkohë që shqiptarët e Tiranës krenohen e u gëzohen medaljeve olimpike për Shqipërinë fituar nga 2 sportiste ruse [???]...nën përkujdesjen e Ramë - Fidelit...

Jemi të këqijtë e vetes...mik me armikun tonë e armiq me njëri-tjetrin...ndaj dhe i huaji ka gjetur e ka bërë si ka dashur me ne e me atdheun tonë...

... Nuk ka fare nevojë çfarëdolloj komenti rreth miqësisë in extremis të kryeministrit të Shqipërisë - Rama me Serbinë e kriminelin Vuçiq, si dhe as që ia vlen ta rikujtosh thikën pas shpine të Ramës ndaj Kosovës e kosovareve nder vite...

Nuk ia vlen as të rikujtosh propagandën e ndyrë e neveritëse të një palaçoje e karagjozi si Gjergj Luca, që puthet e përqafohet në kufirin serbo-shqiptar me një zonjë serbe në emër të ''miqësisë'' mes dy vendeve... as vajtja e tij në Beograd në Panairin e Verërave e as blerja prej tij e një anijeje të re peshkimi se cilës ia vuri emrin Open Ballkan për t’u bërë qejfin Ramës e Vuçiqit... etj. etj.

Asnjë reagim zyrtar prej komunitetit shqiptar të futbollit, por edhe as nga Qeveria e shteti shqiptar rreth propozimit e projektit të çmendur e antishqiptar ''alla Armando Duka'' për organizimin e përbashkët mes Serbisë e Shqipërisë në Beograd e Tiranë të një kampionati europian të U-21 në futboll...

Kësaj fyerjeje të rëndë kombëtare veçmas ndaj Kosovës e popullit të saj të cilëve ende s'u janë tharë plagët e luftës ...nuk i është përgjigjur ende as vetë shteti e Qeveria e Kosovës... madje as komuniteti futbollistik e sportiv në Kosovë... si dhe sigurisht as edhe kreu i Federatës kosovare të Futbollit i paafti klasik e miku për koke i Dukës - Agim Ademi.

... Dhe në ketë lloj klime fyerje, poshtërimi e provokimesh pa fund të atdheut - meme ndaj Kosovës...ngrihet një gazetar shqiptar e del publikisht në një ekran televiziv të Tiranës me bluzën e Serbisë [???]

Papërgjegjshmëri qytetare dhe abuzim i rëndë profesional...e pafalshme dhe e patolerueshme...provokim i rëndë që zor se kalohet me një... më falni ...se nuk e mendova mirë....

Snobizmi, papjekuria e mosvlerësimi sa e si duhet i situatave të tilla kushtojnë shumë në të tilla raste ... edhe përpos betimit për patriotizëm e atdhetari...

... Prej vitesh në Superligën shqiptare luajnë lojtarë serbë e drejtojnë trajnerë serbë ... e kundërta absolute ndodh në Serbi... sikurse për sa thamë më sipër askush prej gazetarëve serbë të Beogradit, nuk do guxonte kurrë të shfaqej publikisht në një ekran TV serb me fanellën e përfaqësueses së Shqipërisë se me të Kosovës jo e jo e kurrën e kurrës....

... Ne kemi partizanë në Beograd, por ata janë bardhë e zi... ndërsa ju jeni të kuq si Crvena Zvezda jonë - këto ishin fjalët e para të trajnerit serb Aleksander Veselinoviq, i posaemëruar trajner i partizanit të Tiranës ... no comment...

Asnjë reagim edhe prej Federatës së Futbollit të Maqedonisë, ku në krye është një shqiptar... as për projektin çmendarak të Dukës, por as edhe për ngjarjen e rëndë të ditëve të fundit në Strumicë....

Shumë i rëndë reagimi i një ish-ministri të kabinetit Rama, të cilin e tremb dhe e tmerron kënga shqiptare “Mora fjalë”, dedikuar heroit legjendar të Kosovës - Adem Jashari ... këngë të cilën shqiptarët e Shqipërisë e të Kosovës e këndojnë masivisht tani në stadiumet e tyre ... ndërkohë që ish-ministri Manjani e quan këngë provokuese, kriminele, lufte ndjellëse e deri edhe makabre [ ???]...

Ç’po ndodh realisht veçmas në Tiranë ... ku serbët e Serbia duket se janë ulur këmbëkryq e ndihen si zot në shtëpinë e tyre...ç’po ndodh në jug të Shqipërisë, ku serbët po blejnë masivisht prona, toka, vila e biznese, ndërkohë që kosovarëve u vihet për ''relax'' në Shëngjin e Velipojë ....muzikë serbe [???]...

Ndaluni vëllezër... ndaluni në çmendurinë tuaj... dhe hajde të bëhemi bashkë për të ndalur gjakprishurit tanë ... bashkë e për krahu e t’u vëmë gjoksin e t’u tregojmë vendin sa nuk eshte vone filoserbëve e antishqiptarëve si në Tiranë e po ashtu edhe në Prishtinë ... se ndryshe historia nesër do na tregojë me gisht e do të na bëjë me turp te madh për marrëzitë tona të sotme.

Shënim: Ky opinion ndalohet të ripublikohet pa lejen e redaksisë.

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK