Zërat
Besim Latifaj
Besim
Latifaj

Frikësohesha se do te kem fatin e njëjte si Astrit Deharit

Zërat tetor 25, 2019 - 17:36
Detajet

Prokuroret e Kosovës e hidhen raportin tone ne koshin e mbeturinave, ndërsa ketë te Anglisë me lusin për opinionin tim.

Vdekja e një te riut dhe koleg i ardhshëm i imi me shtyu qe te vij nga Londra qe te jap një kontribut te vogël për ndriçimin e këtij rasti enigmatik.

Nuk isha atje se kisha afërsi me ndonjë parti politike, pasi qe nuk me intereson s'me plas fare se kush është ne pushtet ne Kosove.

Një tjetër arsye e ardhjes ishte pasi qe një familjare ime kishte pësuar një aksident te rende –është shtypur nga vetura ne vitin 2011 dhe ka mbetur e paralizuar, e njeri nga mjeket ligjore ne Prishtine qe ishte anëtar i ekipes qe beri autopsinë e AD .

Per me tepër ky "profesor" ishte dekan nje kohe ne “ekspertizën” e tij kishte dale me konkluzion se kinse Blerta Halimi mbesa ime kishte lëndime te lehta trupore.
Per Naim Halitin paralizimi qenka lëndim i lehte trupor!!!

Kur u thirrem ne sallën e Institutit te Mjekësi Ligjore ne Prishtine prokurori ne pika te shkurtra dha nje sinteze te deklaratave te dëshmitareve ne rastin e vdekjes se AD.

Unë insistove qe te merren deklarata me përmbajtjesore, pasi qe ato qe I lexoi prokurori ishin shume sipërfaqësores.

Duke pasur përvoje te madhe ne kryerjen e autopsive ne Angli (ku i kam kryer se paku 8000 raste) për mua ishte fare qarte se ky është rast shume i dyshimte.

Kontaktova me Dr Besim Ymaj dhe e shkruam raportin te cilin Prokuroret e hodhën ne shportën e mbeturinave.

Për me tepër ne u kërcënuam se do te ndiqemi penalisht.

Për gati 3 vjet unë nuk guxoja te vija ne Kosove nga frika se do te burgosem edhe unë dhe do ta pësoja njëjtin fat si Astriti.

Tre vite te humbura vështire kompenzohen pasi qe njerëzit harrojnë, dhe hetimet nuk janë efektive…keshtu qe zbardhja e rastit te AD duket te jete shume e vështire.

Ne u shtantazhuam nga Ministrja Dhurata Hoxha qe i pat dhëne urdhër prokurorisë qe ne te ndiqemi penalisht gjëqe te shtysh te mendosh se edhe ajo ka gisht ne planin për fshehjen e fakteve …

E njëjta Prokurori na e kish dhëne autorizimin për marre pjese ne autopsi, e tani donte me na e mbylle gojën.

A thua Prokuroria do te ndjeke penalisht mjeket zvicerane?

Me vjen keq për mjeket ne Kosove te cilët dite për dite shantazhohen nga Prokuroret...

Vlen te theksohet se ne autopsinë e AD ka qene vëzhgues edhe një nen punese e Eulexit, dhe nuk jam i sigurt se pse Eulexi heshti për ketë rast.

Ne punën qe e bej këtu ne Londër prokurori/ këtu quhet Coroner nuk mundet te përzihet se çka shkruaj ne raportin e autopsisë, por vetëm i intereson se a është ky opinion i imi.

Për opinionet e mia lidhur me rastin i pata njoftuar edhe organet e shtetit tim Britanisë se Madhe dhe jam krenar qe jam shtetas i MB.