Zërat
Drizan Shala
Drizan
Shala

Operacioni Poli(tik)cor

Zërat May 29, 2019 - 17:32
Lexoni detajet

Operacioni i ditës së djeshme për të arrestuar një grup kriminal në komunat e Zubin Potokut, Leposaviqit , Zveçan , Mitrovicës së Veriut, Drenas, Skenderaj tregon dhe pasqyron që grupet kriminale nuk kanë as një pengesë të bashkëpunojnë në mes etnive të ndryshme siç ndodhi edhe me këtë grup.

Por është një dilemë tejet e rëndësishme që duhet të merren organet e rendit nën mbikëqyrjen e prokurorisë speciale se mallrat të cilat dyshohen që janë kontrabanduar nga Serbia në Kosovë përmes pikave kufitare 1 dhe 31 se në çilen depo apo shitore në pjesët tjera të Kosovës janë vendosur?

Çfarë produktesh janë kontrabanduar? A janë involvuar kompanitë Kosovare në këtë kontrabandim?

Nëse po a është ndërmarr ndonjë hap konkret ndaj tyre nga ana e ATK-së apo Doganës?

Pra nga ky operacione lindin shumë ma shumë pyetje se sa rezultat arsyeja qëndron që të gjithë grupit kriminal i është caktuar masa e paraburgimit prej vetëm 48 orësh dhe nëse ju referohemi deklaratës së prokurorit special që ky operacione kishte një hetim paraprak prej një viti duke përdorur masat e fshehta të përcjelljes dhe vëzhgimit dhe caktimi i kësaj mase të paraburgimit nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake po len hapsirë që ky aksion qenka përdorur ende pa u mbledh e klasifikuar mirë provat material ndaj grupit të dyshuar.?!

Dhe një element tjetër tejet i rëndësishëm është që njohuri mbi këto operacione paska pasur edhe Presidentit i Serbisë i cili dy dite para mbajtjes se zgjedhjeve në pjesën veriore deklaron që ditën e hane ( 20.05.2019 ) do të zhvillohet një operacion i gjerë policore ku do të arrestohen një numër i caktuar i zyrtareve policore të Kosovës dhe individ tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal.

Pra lind pyetja tejet e rëndësishme se si ka rrjedhur ky informacion që ka mundur të dëmtojë këtë operacion policore në të cilin kanë punuar zyrtaret mbi 1 vite ?

A do të thotë kjo që brenda organeve të rendit paska individ apo grupe të cilët qenkan të lidhur më ndonjë strukturë paralele të sigurisë dhe që çfarëdo informacioni nga niveli zyrtar/konfidencial/sekret mund të rrjedhin në tavolinën e Presidentit të Serbisë, a është indikacion që është duke u cenuar siguria nacionale e Kosovës si pasoj e brishtësisë se mbajtjes se informacioneve brenda organeve të rendit dhe sigurisë ( Policisë, Prokurorisë ) për një operacion të tillë?

Nëse ndalemi në atë se çka ka ndodhur në kryeqytet të Kosovës ku patëm reagime të ma të ndryshme nga gjithë klasa politike vendore mbi një operacione të zakonshme policore atëherë u paraqit ky aksione si një operacione politike për të bindur qytetarin që në mund të lëvizëm në atë pjese me gjithë strukturën të njësive speciale që ka policia e Kosovës ( K9, NjRSH, NjSO,SIT,) dhe me paradokse ishte vizita e sodit e Ministrit të MPB-se dhe Drejtorit të Përgjithshëm të PK-se në kampin e njësive speciale Belveder të Mitrovicës atëherë ky operacion nuk qenka operacion për të parandaluar, luftuar dhe vendosur të rendit të sigurisë në gjithë territorin e Kosovës por qenka bërë operacion politik për të përfituar nga ky intervenim!.

Pra është ardhur koha që të behet vetingu , lustracioni i gjithë strukturës së rendit dhe sigurisë sepse NUK e kemi luksin që në ndonjë operacion tjetër të dështojmë por mbi gjitha të evidentojmë çdo humbje në personel .

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK